E Diel, 1 Nëntor 2026

Trashegimia kulturore ne ndihme te zhvillimit social dhe ekonomik

Konferenca

Mbahet sot ne Tirane Konferenca Kombetare per Marketingun Kulturor. Me pjesemarrjen e Kryeministrit Sali Berisha ministrit te Kultures Ferdinand Xhaferaj e ambasadorit te Spanjes Manuel Montobbio programi Trashegimia Kulturore per Zhvillim Social dhe Ekonomik synon shfrytezimin e potencialit te trashegimise kulturore per te fuqizuar identitetin kombetar te vendit krijimin e mundesive ekonomike rritjen e investimeve dhe permiresimin e imazhit te vendit ne Europe e me gjere. Nje nga qellimet e pergjithshme te programit qe eshte duke u zbatuar nga UNESCO eshte mbeshtetja e institucioneve lokale per fuqizimin e kapaciteteve te tyre ne fushen e menaxhimit te kultures dhe trashegimise kulturore rritjes se rolit te kultures ne politikat qeverisese dhe artikulimin me te mire te identitetit kulturor shqiptar ne promovimin e imazhit jashte vendit. Per kete qellim programi ka zhvilluar nje dokument politik te marketingut kulturor dhe nje plan veprimi shoqerues i cili ka si qellim ta pozicionoje Shqiperine deri ne vitin 2015 si nje vend me nje imazh frymezues dhe terheqes qe kthehet ne nje destinacion mikprites per turizmin kulturor dhe natyror. Programi Trashegimia Kulturore per Zhvillim Social dhe Ekonomik financohet nga Fondi Spanjoll per arritjen e Objektivave te Mijevjecarit.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›