E Shtunë, 31 Tetor 2026

Emma nje bareshe e bukur mes malesh

Emma Grej eshte nje nga ato vajza te reja dhe te bukura qe nese nje dite fati do ta takonte me ndonje producent filmash apo menaxher modelesh do te bente menjehere fame dhe para. E megjithese ajo e di nje gje te tille dhe ndoshta edhe mund te kete takuar menaxhere te ndryshem ka vendosur qe te beje nje tjeter zgjedhje personale. Nje zgjedhje shume e thjeshte te cilen ajo e ka shume per zemer.

Vajza e bukur me nje buzeqeshje rrezellyese jeton ne nje periferi te Newcastle. Ne fakt periferi nuk do te ishte fjala e duhur per vendin ku ajo ka zgjedhur qe te qendroje. Behet fjale per Nowhereland nje zone ne te cilen nuk mund te shkosh pa nje 4x4 dhe kjo eshte nje nga arsyet qe banoret e saj jane te pakte dhe vazhdojne te rrallohen nga dita ne dite.

Por a e dini se cfare realisht ben kjo vajze ne kete zone te humbur te botes Ajo eshte bareshe. Ndoshta baresha me e re me e bukur dhe me e shkolluar e botes. Kur e takon per here te pare ajo te le pershtypjen e nje vajze qyteti me brishtesine dhe bukurine e tipareve te fytyres. Ka sy te kalter buze te kuqe dhe ne ate mjedis ku e takon te duket sikur ka dale ose nga nje perralle ose nga nje peizazh baritor i mesjetes. Vetem se ne kete rast veshja eshte ajo qe te kthen ne modernizem. Emma mban gjithmone xhinse blu dhe zakonisht nje xhep lekure qe e mberthen fort ne rastet kur fryn ere dhe duhet qe te ngjitet lart ne mal. Kur e sheh aq te shpengueshme dhe aq te qarte ne zgjedhjen qe ka bere nuk mund te mos mendosh me vete se perse ajo ka bere nje zgjedhje te tille te vetmuar dhe mes natyres dhe nuk ka perfunduar ne kopertinat e ndonje reviste mode qe do ti kishin dhene financiarisht nje ndihme me te madhe dhe sigurisht fame. Emma eshte nje vajze qe nuk i mbaron surprizat me pamjen e saj. Madje ajo te rezervon vazhdimisht te tilla per sa kohe qe rri me te dhe perpiqesh ta njohesh dhe te kuptosh se cilat kane qene vendimet dhe arsyet e ketyre vendimeve te marra pak kohe me pare. Mua me pelqen qe te jem bareshe dhe jo nje bareshe e shnderruar ne lsquoburre por nje vajze qe pavaresisht profesionit qe ka vazhdon qe te ruaje tiparet e saj. Vertet qe detyrohem te vesh xhinse me te shumten e kohes por pasditeve kur kam mbaruar pune vesh edhe fustane dhe nuk harroj kurre qe te bej tualet. Jam nje femer dhe e bej kete profesion si e tille pa hequr dore nga ajo qe jam madje duke e theksuar me shume force nje gje te tille. Fakti qe kam zgjedhur te jetoj dhe te punoj ne nje industri qe eshte e dominuar nga meshkujt dhe e mbizoteruar nga menyrat mashkullore te sjelljes nuk do te thote qe une te heq dore nga feminiliteti im dhe te shnderrohem. Jo une e ruaj gjithcka qe kam me shume kujdes e zhvilloj dhe perpiqem qe te mbijetoj te punoj ne mjedisin e veshtire duke e ruajtur identitetin tim. Eumlshte shume e rendesishme qe te kuptohet se ne kete bote ka edhe femra qe kane menyrat e tyre te te punuarit qe mund te jene te ndryshme por jo per kete qellim me pak te mira dhe efikase. Sfida nuk eshte qe te shnderrohesh ne burre ne nje bote burrash por te vazhdosh te jesh femer ne nje bote te tille.

Per ata qe na kane ndjekur deri me tani duhet thene se te jesh bareshe ne keto kohe moderne madje edhe ne nje zone te thelle te Anglise nuk eshte si te jesh bareshe 200 vjet me pare. Behet fjale per nje biznes qe shpesh mund te sjelle edhe fitime te mira por qe mbi te gjitha kerkon pasion per natyren njohuri per kafshet dhe ekzistencen e tyre dhe nuhatje per biznesin. Emma ka zgjedhur qe te beje dy gjera kryesore ne punen e saj. E para eshte rritja dhe mbareshtimi i bagetive per biznes dhe e dyta eshte trajnimi i barinjve dhe bareshave te reja dhe madje edhe qenve te kopeve. Nje qen i trajnuar mund te kushtoje deri ne 2000 euro pra eshte nje biznes me vete. Karriera qe ajo ka zgjedhur i le shume pak hapesire per tu marre me veten dhe me jeten e saj personale. Gjate gjithe dites ajo eshte e zene me pune dhe kjo ka bere qe per shume vite te mos kete pasur hapesiren dhe kohen qe te beje pushime te gjata. Per te bere mire punen i duhet qe te cohet shume heret ne mengjes rreth ores 500 dhe ne 530 duhet qe te jete ne kembe dhe prane bagetive ne mbareshtimin e gjate drejt stanit. Shpesh ne zona te tilla te Anglise moti eshte i ftohte ne dimer behet edhe i acarte por ajo ecen e vendosur per te kryer ritualin e saj te perditshem ne menyre qe te ushqeje dhe te shtoje vathen e dhenve dhe ne kete menyre te kete mundesi qe te rrise biznesin e saj. Vete jeton ne nje shtepi te vogel me tulla te kuqe ne majen e nje kodre prej nga duket nje pjese e madhe e fshatit dhe e maleve qe e rrethojne ate. Ka shume pak elemente qe i mundesojne lidhjen me boten e jashtme dhe ne fakt asaj nuk i duhen lidhje te tilla pervec nje telefoni te cilin e perdor kryesisht per tu marre vesh me tregtaret e mishit ne qytet. Nuk ka burime te qendrueshme elektriciteti. Nuk ka nje televizor mban vetem nje radio per te degjuar muzike ne kohen e paket qe ka te lire para se te fleje. Per te bere mire nje profesion duhet qe te jesh i pasionuar pas tij. Fillimisht pasioni im ishte natyra. Jam e magjepsur nga lindjet dhe perendimet e diellit ne kete pjese te botes dhe kjo ka qene nje nga shtysat e mia per tu marre me ate qe po bej tani. E kuqja portokallia dhe ngjyra e zjarrte jane me te vertete unike. Ne stine te ndryshme nuancat e qiellit jane te ndryshme dhe ky variacion gjithnje magjepses eshte pjese e shperblimit qe marr per nje pune te tille. Kam perballe vetes horizontin me te madh ne bote.

Per te mos folur per bimet pyllin lulet bimesine e harlisur dhe kafshet e tjera te yllit se bashku me zogjte qe krijojne nje harmoni magjepse qe e gjen vetem neper zona te virgjera e te thella ne kete boten tone moderne ku njerezit kane vene dore dhe shpesh e kane shnderruar per keq. Sigurisht qe puna ka edhe anen e saj te veshtire dhe per kete Emma thote se pervec pasionit i eshte dashur edhe shume durim per te ecur perpara dhe per te marre me te miren e punes qe ben. Kur zgjodhi qe te vendosej ne kete vend ajo sapo ishte ndare nga i fejuari i saj me te cilin kishte jetuar per disa vjet. Ajo ka edhe dy motra me te vogla dhe se bashku me to vendosen qe te merren me menaxhimin e bagetive dhe ta shnderronin ne nje biznes fitimprures per te gjithe familjen. Ne fakt qe e vogel kishte ndihmuar prinderit ne fermen e tyre dhe aty u mesua qe te dashurohej me kafshet dhe te zbulonte sekretet e rritjes dhe mbareshtimit te tyre. Kur shfaqa deshiren qe te merrem vete me nje profesion te tille dhe te nisja madje nje ndermarrje te vertete shume veta me pane me mosbesim per shkak se ky profesion eshte nje nga me mashkulloret dhe nuk mund te mendohet qe nje grua ne fakt nje vajze te merret me kullotjen e deleve dhe me tregtine e mishit. Mora nje kredi dhe me njohurite qe kisha bleva disa kafshe dhe nisa nje sfide te bukur dhe te veshtire. Entuziazmi ka qene dhe eshte nje nga armet e mia me te fuqishme me te cilat kam bindur dhe bere per vete edhe personat qe kane pasur ndaj meje mosbesimin me te madh. Po si eshte e mundur qe nje grua aq e bukur ta mbylle veten me nje jete te tille Pervec punes koha e lire qe me mbetet eshte e shtuna ne darke kur zbres me disa miq per te pire ndonje gote birre ne nje pub ne afersi te zones ku une jetoj. Jemi te gjithe moshatare qe punojme ne kete profesion dhe ndihemi mire qe kalojme kete pjese te fundjaves me njeri-tjetrin por nderkohe nuk e teprojme sepse ne nuk kemi kurre pushim. Delet duan qe te hane edhe te dielave dhe ne duhet qe te vazhdojme pavaresisht se eshte fundjave ritualin tone.

Ajo vete e pershkruan veten si beqare por ne kerkim te shpirtit binjak. A mendon qe ta gjeje ne thellesite e maleve dhe pyjeve ku shkon me delet e veta Ndoshta pergjigjet ajo. Ka momente kur me kap pesimizmi dhe them se nuk do te takoj kurre ate njeri me te cilin te ndaj pasionin qe kam dhe qe te me pranoje me gjithe kete jete qe bej. Por pas ketij pesimizmi vjen optimizmi dhe mendoj se ka edhe te tjere qe kane bere nje zgjedhje te tilla dhe se heret a vone gjerat do te behen bashke.

E ndersa eshte ne prioritet te njeriut te jetes eshte duke shijuar plotesisht vetmine dhe thjeshtesine e jetes qe ben. Ajo e di se jane te paket ata njerez qe e duan mete vertete nje pune te tille dhe ajo eshte e bekuar qe Zoti i ka dhene pasionin dhe entuziazmin qe ta beje ate. Deri sa te kete kete pasion e entuziazem eshte e sigurt qe eshte ne rruge te mbare edhe pse rruga e saj shpesh eshte me shume kthesa dhe me ulje-ngritje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›