Japin dorëheqje shefat e ushtrisë turke

Mediat turke raportojnë se shefat e shtabit të ushtrisë ka dhënë dorëheqje. Raportohet se bashkë me kreun e forcave të armatosura të Turqisë, gjeneralin Isik Kosaner, dorëheqje kanë dhënë dhe krerët e forcave ajrore, tokësore dhe detare.
Arsyet e dorëheqjeve të tyre nuk janë bërë të ditura. Tensionet mes ushtrisë dhe qeverisë së kryeministrit Rexhep Tahir Erdogan kanë qenë të larta në vitet e fundit. Këshilli Suprem Ushtarak pritet të mblidhet në javën e ardhshme.
Qeveria dhe liderët ushtarakë po kërkojnë një marrëveshje kompromisi për disa emërime kyçe në takimin e ardhshëm.