New Jorku, me 3 mijë kamera vëzhguese
Mediat raportojnë se një rrjet prej 3 mijë kamerash me qark të mbyllur po vendosen në qytetin e New Jorkut, për të monitoruar kërcënimet e mundshme terroriste.
Qyteti tashmë ka 1 800 kamera, të gjitha në Menheten, si pjesë e një plani kundër terrorizmit, i zbatuar menjëherë pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit të vitit 2011.
“Daily News” citon komisionerin e policisë, Rejmond Kelli, të ketë thënë se kamerat vëzhguese kanë ndihmuar departamentin e tij, që vetëm brenda këtij viti, kanë kapur 100 kriminelë në metro.