E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shtyhet votimi ne kongresin amerikan per rritjen e tavanit te borxhit

Udheheqesit republikane ne dhomen e perfaqesuesve te kongresit amerikan do te perpiqen te hedhin ne vote sot planin e tyre per tavanin e borxhit te Shteteve te Bashkuara dhe shkurtimin e shpenzimeve pasi u detyruan ta shtyjne votimin per shkak te kundershtimeve brenda partise se tyre.

Dhoma e perfaqesuesve e kryesuar nga republikanet do te votonte dje mbi nje plan te hartuar nga kryetari Xhon Bejner i cili do ta rriste tavanin e borxhit prej 143 trilion dollaresh ne kembim te 900 miliard dollareve shkurtimesh te shpenzimeve gjate 10 vjeteve te ardhshme. Shtetet e Bashkuara nuk do te kene para per te paguar huate nese tavani i borxhit nuk ngrihet deri me 2 gusht.

Por nje pjese e madhe e republikaneve perfshi ata te levizjes ultra-konservatore Tea Party e kundershtuan planin e zotit Bejner duke thene se plani nuk shkurtonte shpenzimet qeveritare sa duhej.

Demokratet ne dhomen e perfaqesuesve dhe ne senat e kundershtojne planin sepse ai kerkon nje votim te dyte me vone kete vit per ta rritur edhe me shume tavanin e borxhit ne kembim te shkurtimeve edhe me te medha. Presidenti Barak Obama ka kercenuar se do ti vere veton mases nese miratohet nga kongresi.

Kreu i demokrateve ne senat Heri Rid ka propozuar nje plan tjeter per te cilin thote se do ti shkurtonte shpenzimet me 25 trilion dollare duke zgjatur tavanin e borxhit deri ne fund te vitit 2012.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›