MPJ e Kosovës, ngushëllon familjen Selaci

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, në emër të Qeverisë dhe të qytetarëve të Kosovës, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Selaci me vendbanim në Norvegji, pasi autoritet norvegjeze kanë gjetur trupin e pa jetë.
“Që nga fillimi, kemi qenë pjesë e lutjeve, që Lejla të gjendet e gjallë. Por, shpresat tona dhe tuajat u shuan pikërisht sot. Ne këto momente shumë të vështira, populli dhe Qeveria e Kosovës është pjesë e dhembjes dhe pikëllimit tuaj”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.
E ndjera, Lejla Selaci, deri tani gjendej në mesin e të zhdukurve, të tragjedisë që ndodhi para një jave në Norvegji. Në momentin e hapjes së zjarrit nga 32-vjeçari Anders Behring Breivik, 17-vjeçarja Lejla Selaci ishte në një delegacion në Konventën e të Rinjve në ishullin Utoya.