E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japin ide rreth finalisteve Franceska-Ermalit Do te filloj te te shikoj si rival

Me djemte ne kopsht bashkohet edhe Liami e Ermali e fillojne te diskutojne me njeri-tjetrin. Liami flet me Ermalin ne lidhje me lojen dhe thote se nuk e ka menduar kurre se mund te provonte te jetonte nje lloj formati te tille. Ata diskutojne per ditet qe i kane mbetur brenda shtepise. Me pas ata diskutojne per banoret qe mund te shkojne ne finale. Ermali thote se nuk gabon ne gjykim dhe se e ka shprehur qe ne fillim se mendon qe ne finale do te shkoje ai vete Liami Arbri dhe Genta. Ai thote se vazhdon qe te kete kete mendim pavaresisht se ka kaluar shume kohe qe nga momenti qe e ka shprehur. Liami e pyet Erionin lidhur me mendimin e tij dhe ai thote se mendon qe ne finale do te shkoje Liami Ermali Arbri ndersa nga vajzat mund te jete Genta ose Franceska. Te njejtin mendim ka edhe Tani por ai thote se Liami Ermali dhe Genta jane te sigurt ne finale ndersa per banorin tjeter nuk eshte i sigurt. Liami habitet qe te gjithe mendojne se Genta do te jete ne finale. Ermali mendon se mund te shkojne ndoshta edhe pese banore. Ne nuk e dime se si shikohemi nga jashte shprehet Liami.

Pak minuta me vone atje afer shkon edhe Franceska e cila fillon qe te hedhe batuta ironike me te duke e filluar ne fillim biseden me shaka. Franceska i ve ne dukje se ai e ka nominuar pasi e shikon si konkurrente dhe se qe sot do te filloje ta shikoje si rival. Do te rrime nje jave larg njeri-tjetrit per te provuar veten shprehet Franceska ndersa Ermali e shikon diskutimin ne kuader te shakase.

Pak minuta me vone fillon nje diskutim mes femrave dhe meshkujve duke permendur perparesite dhe mangesite e secilit. Ata diskutojne edhe per pjesen kur bashkeshortet ndahen dhe perparesite e perfitimet qe mund te kete secili. Ne diskutim me vone perfshihen te gjithe banoret te cilet mbrojne interesat e gjinise perkatese.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›