E Shtunë, 31 Tetor 2026

50 vjet Rolling Stones

Është një histori e treguar nëpërmjet fotografive. Në këtë 50-vjetor të legjendarëve "Rolling Stones" është zgjedhur një formë e veçantë për të treguar historinë e tyre, janë zgjedhur imazhet më të spikatura të një gjysmë shekulli jete në skenë dhe jo vetëm.

Fotografitë janë bërë bashkë në "Morrison Hotel Gallery" në New York nën titullin "Rolling Stones: Celebrating 50 Years in Photography" ku janë ekspozuar dhjetëra fotografi.

Një kontribut të çmuar ka dhënë Terry O'Neil i cili i shndërroi në të pavdekshëm legjendarët me realizimin e filmit në vitet e para të bandës.

Ai nisi të xhirojë për këtë film mbi grupin që në vitin 1963, fill pasi ishte fokusuar në karrierën e "The Beatles", por ai kërkonte më shumë ndaj edhe zgjodhi "Rolling Stones" në kohën që ata performonin në klubet e Londrës.

Bob Gruen është një tjetër fotograf që ka fokusuar Mick Jagger në një ditë të zakonshme teksa luante me kitarën e tij. Është një fotografi që daton në vitin 1972. Por kjo fotografi përfshiu edhe legjendën John Lennon dhe bashkëshorten e tij Yoko Ono, sepse ai ishte fotografi personal i tyre.

Çdo imazh i ekspozuar ka një histori. Fotografi Gruen tregon: "Në orën 3 të mëngjesit, kohë regjistrimesh në studio për John Lennon, sapo isha larguar. Më telefonuan për të më thënë se Mick Jagger do të vinte në studio dhe në orën 4 të mëngjesit mu desh të rikthehesha. Ata u bënë bashkë duke luajtur në kitarë dhe aty munda ta bëj fotografi të jashtëzakonshme të Mick Jagger duke luajtur në kitare me një grup të ngushtë miqsh", theksoi fotografi.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›