E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në ndjekje të Sadamit

Robert Pattinson do të ketë një rol të ri së shpejti. Ai është i përzgjedhuri për të interpretuar rolin e liderit të ekipit që vihet në ndjekje të diktatorit Saddam Husein në vitin 2006. Është një histori kjo të cilën Hollywoodi ka zgjedhur ta përjetësojë në një film i cili mban titullin “Mission: Blacklist”.

Për të saga "Twlight" nuk ka përfunduar ende dhe ai gjendet në xhirimet e episodit i cili është thënë se do të jetë i fundit, por për 25-vjeçarin tani ka ardhur kjo ofertë e cila është joshëse për këdo.

Ndaj edhe ai ka pranuar që të luajë rolin e Eric Maddox, liderit të ekipit që ishte vënë në ndjekje të diktatorit Husein, një film që do të na çojë edhe një herë në vitin 2006, kohë dhe ngjarje e cila ka qenë jo pak e debatuar.

Regjisor i filmit është Jean Stephane Sauvaire, i cili ka përzgjedhur aktorin Pattinson për të qenë protagonist dhe xhirimet pritet të fillojnë sapo të përfundojnë xhirimet e "Twilight".

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›