E Diel, 1 Nëntor 2026

Japonezët në protesta kundër rihapjes së reaktorit bërthamor

Me mijëra persona janë grumbulluar të dielën për të protestuar në qytetin japonez të Ohit, kundër hapjes së reaktorit të parë bërthamor që prej krizës së një viti më parë në Fukushima.

Një muaj më parë, kryeministri i vendit kërkoi mbështetje për vendimin e rihapjes, duke thënë se energjia bërthamore ishte thelbësore për ekonominë e vendit.

Megjithatë, grupet kundër kësaj forme të energjisë, nuk u ndikuan nga kërkesa e kryeministrit, duke dalë përsëri në manifestimet e tyre.

Të 50 reaktorët në të gjithë Japoninë u mbyllën pas krizës bërthamore në Fukushima, e shkaktuar në mars 2011 nga një tërmet madhor dhe dallgët e detit që ai krijoi.

Kjo krizë bërthamore konsiderohet gjerësisht si më e rënda që prej katastrofës së Chernobilit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›