Japoni, 5 mijë banorë të bllokuar nga vërshimet

Më se 5 mijë banorë janë bllokuar nga rrëshqitja e dheut, pas vërshimeve të mëdha në pjesën jugperëndimore të Japonisë.
Raportet lokale thonë se helikopterët ushtarakë po përdoren për të transportuar furnizime emergjente në hapësirat malore në veri të ishullit Kjushu.
Deri tanim mësohet se 20 persona kanë vdekur nga pasojat e vërshimeve në Kjushu, që është ishulli kryesor jugore e Japonisë.
Afro 250 mijë persona tashmë janë urdhëruar të evakuohen nga shtëpitë e tyre, për shkak të të reshurave të mëdha në këtë hapësirë për katër ditë me radhë.