E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, 20 mije të vdekur e të zhdukurnga tërmeti e cunami

TOKIO-  Tërmeti dhe cunami që shkatërruan verilindjen e Japonisë më 11 mars kanë shkaktuar të paktën 8 133 të vdekur dhe 12 272 të zhdukur, sipas një bilanci tjetër paraprak nga policia kombëtare.

''Ky bilanc mendohet të rëndohet akoma. Ne do të kemi nevojë për më shumë hapësirë për mbajtjen e 15 000 trupave'', dekalroi shefi i policisë së prefekturës së Miyagit, një nga qytetet më të prekura nga katastrofa, cituar nga agjencia japoneze e lajmeve ''Xhixhi''.

Tërmeti me magnitudë 8,9 ballë të shkallës Rihter ka qënë një nga më të fuqishmit regjistruar ndonjëherë më parë. Ai u pasua me një cunami shkatërrues. Forcat e shpërtimit kanë aritur tët gjejnë një numër të vogël të mbijetuarish.

Kjo katastrofë e dyfishtë natyrore është më e përgjakshmja në Japoni që prej tërmetit të ndodhur në vitin 1923 në rajonin Kanto.
(s.g/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›