E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni Abe serish kryeminister

Ish kryeministri Shinzo Abe është rizgjedhur sërish në postin e kreut të qeverisë, pas aprovimit nga të dyja dhomat e parlamentit japonez 58 vjecari tashmë ka shansin e dytë për të udhëhequr ekonominë e tretë më të fuqishme në botë.

Abe, ka marrë vendin e Nodës i cili u detyrua të shpërbënte dhomën e ulët të parlamentit në muajin nëntor, një lëvizje që i kushtoi dhe postin.
Partia liberal demokrate e Abes u rikthye në pushtet në zgjedhjet e 16 dhjetorit, tre vjet pas humbjes së madhe, që i dha fund një periudhe 50 vjecare gjatë së cilës vendi u drejtua nga konservatorët.

"Dëshiroj të mësoj nga eksperienva e administratës sime të mëparshme duke synuar një qeveri të qëndrueshme.
Abe i cili u zgjodh dhe lideri i partisë së tij në shtator ka premtuar se do të bëjë më shumë për ekonominë e vendit, kryesisht për forcimin e monedhës jen.

Nipi i një ish kryeministri, Abe u detyrua të jepte dorëheqjen pas skandaleve që përfshinë administratën e tij.
Një sfidë tjetër e rëndësishme përvec krizës ekonomike me të cilën duhet të përballet administrata e re është dhe përmirësimi i marrëdhënieve me Kinën.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›