E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD i kunderpergjigjet akuzave te socialisteve

Partia Demokratike i rikujtoi kreut Rama se çdo ditë që kalon përgjegjësia për murin e bllokimit të shqiptarëve bëhet më e rëndë. Përmes një deklarate për shtyp, selia blu iu kundërpërgjigj dhe njëherë tjetër akuzave të ardhura sërish sot nga ana e përfaqësuesve socialistë mbi pasurinë e familjes kryeministrore. 
“Ai beson se duke nxjerrë çdo ditë zëdhënës të tij të akuzuar për trafiqe droge dhe prostitucion për të shpifur dhe trilluar për familjaret e Kryeministrit mund të maskojë sado pak aktin e tij të shëmtuar të ngritjes së murit të bllokimit për Shqipërinë. Mbi ty dhe partinë që drejton dhe se ata që shemben murin e Bashkisë presin me padurim të shembin murin e bllokimit sikundër garanton se me asnjë shpifje apo trillim nuk do mund të fshehësh pasuritë e vjedhura për 11 vjet si ish-kryetar Bashkie”, thuhet në deklaratën e PD.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›