Japoni: Anijet kineze kanë hyrë në ujërat kontestuese

Rojet bregdetare të Japonisë i kanë urdhëruar anijet të largohen nga ujërat territoriale japoneze, por vetëm dy ose tri anije e kanë respektuar këtë urdhër.
Kryeministri i Japonisë, Joshihiko Noda, është shprehur për mbajtjen e vigjilencës së madhe.
Ky zhvillim po ndodhë pasi Japonia e ka arritur një marrëveshje për blerjen e tre ishujve, në këtë vend të njohura si Senkaku, ndërsa në Kinë si Diaoju, nga pronari japonez.
Ministria e mbrojtjes e Kinës ka deklaruar se qeveria dhe forcat e armatosura janë “të palëkundura në përkushtimin e tyre dhe do ta ruajnë sovranitetin ndaj territoreve të vendit”.
Pekini, poashtu, ia ka tërhequr vërejtjen Tokios, se tregtia mund të dëmtohet nga ngritja e tensioneve.
Ishujt kontestues gjenden afër ujërave të pasura me peshq dhe me burime detare të gazit natyror.