E Diel, 1 Nëntor 2026

Vorlik: Serbia të vazhdojë në rrugën e integrimit

Gjatë disa viteve të fundit, Serbia ka arritur përparim të madh në reforma, në bashkëpunim me Hagën dhe në raport me Kosovën, që ka rezultuar me statusin e kandidatit për pranim në Bashkimin Evropian, tha Ambasadorja amerikane në Beograd, Meri Vorlik, e cila sot e ka ditën e saj të fundit të punës në Beograd.
 

Vorlik i ka thënë agjencisë Beta se qeveria e re duhet ta vazhdoj punën e filluar për tu afruar me Evropën.
 

“Shtetet e Bashkuara fuqishëm e mbështesin Serbinë dhe euro-integrimet e saj, megjithë dallimet tona për Kosovën”, theksoi ambasadorja Vorlik.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›