E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pacolli kërkon njohje nga Iraku

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behxhet Pacolli, gjatë një takimi me presidentin e Irakut, Xhalal Talabani, ka kërkuar që Bagdadi ta njohë Republikën e Kosovës si shtet të pavarur dhe sovran.

Sipas njoftimit nga Zyra e zotit Pacolli, takimi është mbajtur në Berlin të Gjermanisë.

Gjatë takimi është diskutuar për proceset politike, nëpër të cilat po kalojnë të dy vendet.

Pacolli i ka paraqitur arritjet e Kosovës prej shpalljes së pavarësisë në shkurt të vitit 2008, e deri më tani, kur ka përfunduar mbikëqyrja ndërkombëtare e pavarësisë së Kosovës.

Në njoftim, gjithashtu theksohet se presidenti Talabani e ka ftuar zëvendëskryeministrin Pacolli që të vizitojë Irakun.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›