Japoni, Dalai Lama: Autonomia për Tibetin ka dështuar
Tokio (start)- Udhëheqësi shpirtëror i Tibetit Dalai Lama tha sot se kërkesa për një autonomi më të gjerë të Tibetit kishte dështuar dhe u kërkoi tibetianëve të ishin të hapur ndaj të gjitha alternativave, ndërkohë që vazhdojnë negociatat në Pekin. Lama ndodhet për një vizitë disa ditore në Japoni, në një përpjekje për më shumë të drejta për tibetianët që ndodhet nën regjimin e Kinës.
''Kam gjithnjë e më pak besim tek qeveria kineze. Represioni në Tibet është shtuar dhe nuk mund të pretendoj se gjithçka shkon mirë. 'Dua të pranoj humbjen, qëllimi ynë për të sjellë ndryshime ka dështuar, ndërkohë që kritikat në gjirin e komunitetit tibetian janë shtuar'', deklaroi Dalai Lama në një konferencë për shtyp në Tokio.
Pas dhjetëra vitesh lufte politike dhe fetare, ai njoftoi se po i afrohej pensionit dhe vija e ardhshme politike kundrejt autoriteteve kineze do të diskutohej gjatë një takimi më 17 nëntor në Dharamsala (Indi) nga të gjitha rrymat e komunitetit tibetian në mërgim.