Irak, 6 të vdekur dhe 20 të plagosur nga bombat
Bagdad (start)-Gjashtë të vdekur dhe 20 të tjerë të plagosur, ky është bilanci më i fundit i viktimave në Irak, që duket se nuk kanë të sosur. Shpërthimi i dy bombave shkaktoi tragjedinë e radhës pranë një rajoni policor në qendër të Bagdadit, bëri të ditur Ministria e Brendshme irakiane.
"Dy bomba që ishin vendosur pranë një rajoni policor, në lagjen Karrada, shpërthyen në një kohë ku si pasojë gjetën vdekjen gjashtë persona dhe 20 të tjerë u plagosën, gjashtë prej të cilëve ishin policë", theksoi Ministria e Brendshme.