E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skefer viziton nesër Kosovën

Prishtinë (start)- Sekretari i Përgjithshëm i NAT0-s Jap de Hop Skefer, pritet të mbërrijë gjatë ditës së nesërmen në Kosovë, ku do të takohet me kreun e trupave paqeruajtëse gjeneralin italian Giuseppe Emilio Gay si dhe me trupat e KFOR-it në Kosovë. Zyra e shtypit të KFOR-it në Prishtinë njofton mediat Skefer do të takohet edhe me autoritet kosovare, përfaqësuesit e pakicave në vend, si dhe me përfaqësues të tjerë të autoriteteve ndërkombëtare.

Në fund të vizitës, Skefer do të japë edhe një konferencë shtypi për gazetarët e pranishëm në aeroportin e Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›