E Diel, 1 Nëntor 2026

Përkujtohen viktimat ne Bosnje, koncert para 11541 karrigeve

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve “AFP”, e cila citon regjisorin Haris Pasovic të ketë thënë se “11 541 karrige të kuqe do të vendosen në 825 rreshta në bulevardin e marrëshallit Tito, arteria kryesore e qendrës së qytetit, rreth 800 metra e gjatë''.

"Këto karrige do të jenë bosh gjatë koncertit, sepse këta njerëz janë penguar të vijnë nga një plumb'', deklaroi Pasoviç.
     
Banorët e Sarajevës u ftuan të ndërpresin për një orë çdo aktivitet më 6 prill duke nisur nga ora 12:00 GMT dhe të vendoseshin në trotuare përkrah karrigeve për të marrë pjesë në koncert.
     
"Këta njerëz janë vrarë pa arsye, vetëm sepse jetonin në këtë qytet, civilët dhe ushtarët. Ata na mungojnë. Mes tyre ka pasur dhe 643 fëmijë'', theksoi Pasoviç./Start/

                                                                                             2012-03-28 12:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›