E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni alarm per katastrofe berthamore

Qeveria japoneze paralajmëron mundësinë e një katastrofe bërthamore dy javë pas tërmetit dhe cunamit të 11 marsit. Autoritetet nuk përjashtojnë mundësinë e një rrjedhjeje plutoniumi nga Fukushima. Gjatë një konference për shtyp Jukio Edano deklaroi se më tepër kontrolle do të kryheshin në zonat përreth impiantit.

Në të njëjtën kohë kryeministri i Japonisë Naoto Kan deklaroi se qeveria e tij mbetet në gjendje maksimale gatishmërie lidhur me krizën në centralin bërthamor të goditur nga tërmeti dhe cunami. Kan i tha sot një komiteti të parlamentit se situata në impiant “vazhdon të jetë e paparashikueshme”, dhe se qeveria do ta “trajtojë problemin me shkallë të lartë gatishmërie”. Përpjekjet për ftohjen e gjashtë reaktorëve në Fukushima vazhdojnë të pengohen nga shkalla e lartë e radioaktivitetit në ajër, ujë dhe tokën përreth centralit.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›