Euro 2012 Spanja perballe Lituanise

Spanja kërkon të sigurojë sa më shpejt kualifikimin për në Euro 2012 teksa do të luajë sot në mbremje në transfertë kundër Lituanisë ndeshjen e pestë në grupin I eliminator. Kampionët e Botës vijnë në këtë sfidë pas ecurisë rekord me katër fitore radhazi që rendit skuadrën e drejtuar nga Visente Del Bosque në vendin e parë me 12 pikë të plota. Përfaqësuesja spanjolle vjen në këtë sfidë pas suksesit 2-1 kundër Cekisë në ndeshjen e fundit, por në Lituani “Shigjetat e kuqe’ do të kenë kundërshtar edhe terrenin e keq të fushës.
“Nuk mendoj se është një fushë e denjë për të luajtur futboll. Aq më tepër për mënyrën e lojës sonë. Do të na duhet të përdorim lojtarë të gjatë në sulm për të shfrytëzuar pasimet e gjatë”, ka thënë Del Bosque duke kritikuar fushën e stadiumit që për shkak të dimrit të egër të shtetit balltik thuajse është i zhveshur nga bari. Përpor pretendimeve, Spanjës nuk i lejohen hapa fals.
Kampionët e botës kërkojnë të sigurojnë sa më shpejt biletën për në finalet e Euro 2012, pasi sipas trajnerit Del Bosque kjo është e vetmja mënyrë për të mos krijuar përplasje mes federatës dhe klubeve të futbollit në lidhje me dëmtimin e lojtarëve. Kanë qenë të shpeshta rastet kur skuadrat kanë kërkuar dëmshpërblim port dëmitimin e lojatërve të tyre gjatë ndeshjeve me kombëtaren.
Nertan Prifti