Japoni bilanci i fundit

Ka shkuar në 14 mijë numri i viktimave të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami që goditën Japoninë në 11 marsin e kaluar.
Lajmin e ka bërë të ditur policia lokale, sipas së cilës viktimat janë 14 mijë e 13 persona, ndërsa të zhdukurit janë 13 mijë e 804.
Gjithashtu bëhet e ditur se 90% e atyre që kanë humbur jetën nga fatkeqësia natyrore, janë mbytur.