Japoni dyshime per rrjedhje berthamore ne Fukushima

Në Japoni më tepër se dy javë pas tërmetit dhe cunamit hidhen dyshime për shkrirje të pjesëshme bërthamore në reaktorin 2 në centralin e Fukushimës. Zyrtarë të qeverisë japoneze shpjegojnë kështu nivelet alarmante të rrezatimit në ujin e ftohjes, megjithatë zëdhënësi qeveritar Jukio Edano nxiton të deklarojë se bëhet fjalë për një situatë kalimtare. Por ministri i Shëndetsisë jep alarmin për rezervuarët e burimet e ujit të pijshëm të cilat mund te jenë infektuar nga shiu radioaktiv.
Për rrjedhojë ministri ka kërkuar izolimin e rezervave të ujit dhe ndalimin e mbledhjes së ujit nga burimet hidrike në shkallë vendi. Nga ana tjetër qeveria e Japonisë e ka vlerësuar si “absolutisht të papranueshëm” gabimin e leximit të nivelit të rrezatimit, nga ana e operatorit të centralit atomik, Fukushima. Një ditë më parë Kompania e rrymës elektrike në Tokio, njoftoi se uji në central ka arritur nivelin e rrezatimit 10 milionë herë më tepër se niveli normal për ta tërhequr më pas deklaratën duke thënë se kalkulimi ishte i gabuar, ndonëse niveli i rrezatimit në këtë hapësirë mbetet i rrezikshëm. Puna për stabilizimin e reaktorëve të dëmtuar në Fukushima është vështirësuar dukshëm pas rrjedhjes së rrezatimit në ajër dhe në Oqeanin Paqësor, cka ka sjellë dhe helmimin e fermave prodhuese dhe ujit të pijshëm.
Por, sipas zyrtarëve, niveli nuk është aq i lartë, që të paraqes kërcënim të menjëhershëm për njerëzit në rajon.Megjithatë duket se japonezëve po u humbet durimi. Qindra vetë demonstruan dhe kërkuan braktisjen e energjisë atomike në vendin ku nuk ndalen lëkundjet e tërmetet. Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.5 ka goditur sot verilindjen e Japonisë.
Delina Bitraku