Japoni, qeveria kritikon gabimin në matjen e rezatimit

Qeveria japoneze e ka quajtur të papranueshëm gabimin në matjen e nivelit të rezatimit nga ana e Operatorit të Centralit të Fukushimas.
Përmes një deklarate të shefit të kabinetit, Yoko Edano, gabimi është cilësuar i pafalshëm, megjithëse edhe niveli real përbën rrezik për shëmdetin e njerëzve.
Kjo deklaratë e qeverisë vjen një ditë pasi zyrtarët e Operatorit të Centralit thanë se niveli është 10 milionë herë më tepër se normalja.
Por zyrtarët thanë më vonë se matja ishte e gabuar megjithëse niveli mbetet i rrezikshëm.
Ndërkohë që megjithë kushtet e vështira vazhdon puna për riparimin e reaktorëve të dëmtuar.