Libi luftime ne vendlindjen e Gedafit

Në Libi lufta është zhvendosur në vendlindjen e Kolonelit në Sirte. Forcat kryengritëse që kundërshtojnë regjimin e Muamer Gadafi, kanë pretenduar se kanë arritur të marrin kontrollin e qytetit. Agjencitë e lajmeve raportojnë se zëdhënësi Shamsidin Adbulmolah, ka thënë se luftëtarët kryengritës nuk kanë hasur në rezistencë të madhe nga forcat lojale ndaj Gadafit, ndërsa hynin në qytet. Objektivat ushtarakë në Sirte e Tripoli ishin në shënjestër të sulmeve ajriore të aleancës shumëkombëshe. Dhjetëra shpërthime kanë tronditur kryeqytetin ndërsa sërish kanë funksionuar dhe kudërajrorët e Gedafit.
Tashmë drejtimin e operacioneve ushtarake e ka marrë NATO një veprim që pritet të zgjerojë më tej dhe koalicionin pjesëmarrës në aksionet që qeveria në Tripoli i quan të pamoralshme dhe të jashtëligjshme pasi janë të njëanshme në vendin e zhytur në luftë civile. Nga ana tjetër, duke u shprehur për situatën në Libi, sekretari amerikan i mbrojtjes, Robert Gejts, është shprehur se regjimi i Gadafit nuk kishte paraqitur kërcënim të menjëhershëm për Shtetet e Bashkuara dhe as që Libia ishte “interes vital” i sigurisë së SHBA-ve. Sipas tij, Uashingtoni i është bashkuar intervenimit ndërkombëtar të mbështetur nga Kombet e Bashkuara, për t’i mbrojtur civilët në Libi dhe për ta parandaluar fluksin e refugjatëve nga Libia, që potencialisht do t’i destabilizonte shtetet fqinje, Egjiptin dhe Tunizinë. Për të shpjeguar më tej strategjinë e SHBA-ve në Libi pritet të flasë presidenti Barak Obama. Për banorët në Libi pasojat e qarta të luftës ndjehen si nga mbështetësit edhe kryengritësit.
Rradhë të gjata në pikat e furnizimit me naftë vërehen në qytete por mungesa e karburantit rrezikon të ndalë dhe marshimin e kryengritësve qytet më qytet. Për civilët mungesat janë të theksuara dhe në furnizimin me bukë.
Delina Bitraku