E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, ekonomia ne recesion

Ekonomia e Japonisë është zyrtarisht në recesion. Të dhënat zyrtare të publikuara tregojnë se ekonomia e dytë më e madhe e botës ka pësuar tkurrje në masën 0.1 për qind gjatë tre mujorit korrik-shtator.

Kjo shënon tre-mujorin e dytë radhazi që ekonomia japoneze përjeton rënie, pas tkurrjes prej 0 pikë 9 për qind që u regjistrua nga muaji prill deri në qershor.

Kriza financiare globale ka shkaktuar probleme të mëdha në ekonomitë më të fuqishme të botës. Japonia është tani në recesionin e parë që pas vitit 2001.

Recesioni përkufizohet si periudhë me rritje negative ekonomike gjatë 2 tremujorëve të njëpasnjëshëm. Javën e kaluar, Bashkimi Evropian tha se 15 vende që përdorin euron si monedhën e tyre janë zyrtarisht në recesion.

Shumë ekspertë mendojnë se ekonomia amerikane po shkon drejt recesionit. Ajo ka pësuar një tkurrje prej 0 pikë 3 për qind nga muaji korrik deri në shtator.
 



Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›