Rumani, shperthim gazi ne miniere

Miniera e qytezes se vogel Petrila, eshte nje nga me te thellat e vendit. Per kete arsye, ekipet e ndihmes e paten jashtezakonisht te veshtire punen ne tunelet e saj. Shperthimi i pare ndodhi ne thellesine 950 metra.
Shkak i tij u be nje perqendrim shume i madh gazi metan. I dyti, kater ore me vone, zuri brenda edhe punetoret qe nxituan te ndihmonin te tjeret.
Episodi konsiderohet nje prej aksidenteve me te renda ne industrine minerare te vendit, dikur aq ne lulezim sa vetem ky sektor punesonte gati gjysme milioni njerez.
Ne vitet 90, minatoret ishin ne Rumani nje force politike qe ngjallte frike. Por vitet e fundit, kjo industri po lufton t’i mbijetoje konkurences nga qymyrguri me i lire i importit dhe forma te tjera me te preferuara te energjise.