Obama: Siguria dhe ekonomia, prioritetet e mia

Presidenti amerikan Barack Obama ka dhene intervisten e tij te pare qe pas fitores ne zgjedhje.
Se bashku me te shoqen Michelle ai u be pjese e programit “60 minuta” ne kanalin amerikan CBS, ku tregoi per ndryshimin qe kishte pesuar jeta e tij pas marrjes se postit te ri, si dhe per prioritetet e qeverise se ardhshme.
Obama premtoi te rindertoje statusin moral te vendit te tij ne bote, ndersa ne krye te axhendes vendosi ceshtjet e sigurise kombetare dhe te ekonomise.
“Do te bej c’eshte e mundur per te stabilizuar ekonomine amerikane, duke perfshire ketu edhe shpetimin e industrise se makinave. Nuk ka asnje dyshim se ne nuk kemi mundur ende te rivendosim besimin ne tregjet financiare dhe ne tregjet e konsumit si dhe ne mesin e bizneseve qe lejojne ekonmine te ece perpara fuqishem”, tha presidenti.