Krasniqi leter Tiranes: Momente kritike, bashkohuni

Nepermjet nje letre zyrtare qe kreu i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi u ka derguar presidentit Topi, kryeparlamentares Topalli, kryeministrit Berisha dhe kreut te opozites Rama, ai ben thirrje qe palet te ulen ne bisedime per te gjetur nje zgjidhje rreth greves se urise dhe mosmarreveshjeve per kodin e ri zgjedhor.
“Kosova eshte duke kaluar castet vendimtare ne procesin e ndertimit te shtetit te ri dhe ballafaqohet me nje sere veshtiresish te imponuara nga qarqet antishqiptare ne bote. Greva e urise e dhjete deputeteve ne Kuvendin e Shqiperise dhe sidomos degradimi i gjendjes se tyre shendetesore, zhvendos vemendjen e opinionit shqiptar dhe me gjere ne probleme brendashqiptare”, nenvizohet ne letren e Krasniqit.
Me tej ai kerkon qe politikanet e Tiranes te gjejne nje zgjidhje sa me te shpejte per kete problem. “Duke percjelle me shqetesim te madh greven e urise ju lus, miq te nderuar qe te ushtroni influencen tuaj per gjetjen e nje zgjidhje qe do t'i jepte fund greves se urise dhe se bashku te kontribojme ne avancimin e njohjes se shtetit te Kosoves”, perfundon letra.