E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni, kërkime të reja për viktimat e tërmetit dhe tsunamit

Ushtria e Japonisë ka filluar kërkimet e reja për trupat e pajetë të viktimave të tërmetit dhe tsunamit, përgjatë bregut të shkatërruar verilindor.

Afro 22 mijë ushtarë, së bashku me 110 pjesëtarë të Shtetet e Bashkuara, po bëjnë kërkime në tokë, ujë dhe ajër.

Ka shqetësime se më se 25 mijë njerëz mund të kenë vdekur nga tërmeti dhe tsunami i 11 marsit.

Deri tani është konfirmuar vdekja e 13 mijë personave.

Gjithashtu theksohet se shumë trupa të pajetë të cilët janë përfshirë nga valët e detit mund të mos gjenden kurrë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›