E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, NATO shkatërron 25 tanke të Gadafit

NATO-ja ka deklaruar se sot ka shkatërruar 25 tanke, të forcave të kolonelit, Muamer Gadafi.

NATO-ja tha se 11 tanke ishin sulmuar ndërsa ato i afroheshin qytetit Abigjan, që ishte bombarduar fuqishëm nga forcat e Gadafit.

14 tanke të tjera janë goditur në lagjet e qytetit Misrata, që është nën kontrollin e kryengritësve, në pjesën perëndimore të këtij vendi.

Ky qytet ishte i rrethuar për gjashtë javë nga forcat e Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›