Japoni, nisin sot zgjedhjet legjislative
Më tepër se 100 milionë zgjedhës japonezë janë thirrur të votojnë sot për të zgjedhur deputetët e tyre, një votim që mund të sjellë një ndryshim historik në ekonominë e dytë më të madhe në botë.
Qendrat e votimit u hapën në orën 07:00 (të shtunën në orën 22:00 GMT) dhe do të mbyllen në orën 20:00 (11:00 GMT).
Sondazhet e fundit parashikojnë një fitore të gjerë të Partisë Demokrate të Japonisë (PDJ), forca kryesore e opozitës centriste dhe humbjen e Partisë Liberaldemokrate (PLD), grupimi i madh i djathtë që qeveris vendin që prej vitit 1955, me një përjashtim prej 10 muajsh në vitet 1990.
PDJ-ja kontrollon tashmë Senatin që prej gushtit të vitit 2007. Ajo nuk do të ketë asnjë vështirësi për të qeverisur nëse siguron shumicën në Dhomën e Deputetëve. Ajo ka premtuar të zbatojë, nëse fiton zgjedhjet, masa të shumta sociale në favor të familjeve dhe më të varfërve, për të nxitur konsumin e brendshëm dhe për të penguar rënien demografike.
Në politikën e Jashtme, demokratët aspirojnë të distancohen më tepër nga Shtetet e Bashkuara, pa vënë në dyshim bazat e aleancës mes Tokios dhe Uashingtonit dhe shprehen për marrëdhënie më të mira me pjesën tjetër të Azisë.
Rreth 103 milionë zgjedhës janë regjistruar për të rinovuar për katër vjet 480 deputetët, 300 prej të cilëve janë caktuar mbi bazën e një votimi njëemëror për zonë dhe 180 të tjerët me proporcional në 11 zona elektorale. Rezultatet zyrtare pritet të shpallen të hënën.