E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, përmbytjet vrasin 19 persona

Lajmi bëhet i ditur nga mediet vendase të cilat sqarojnë se përmbytjet goditën dje rajonin Kiushu. Vetëm në qytetin Aso, rrjedhje të baltës mbuluan 17 banesa duke shkaktuar 17 të vdekur dhe pesë të zhdukur.
    
 Televizioni publik japonez, "NHK" transmetoi sot pamjet e skuadrave të shpëtimit, gjithmonë në punë, për të gjetur të mbijetuar. Sot në mëngjes, koha dukej më e butë, por agjencia meteorologjike japoneze paralajmëroi për reshje të forta shiu në rajon gjatë ditës. Si pasojë e përmbytjeve, deri më tani janë evakuuar më shumë se 50 mijë persona./Start/

                                                                                             2012-07-13 16:03
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›