E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi takon Nishanin

Ambasadori Sequi i shprehu Presidentit Nishani urimet më të përzemërta me rastin e zgjedhjes në detyrën e lartë të kreut të shtetit shqiptar teksa vlerësoi maksimalisht rolin e tij në drejtimin e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Drejtësisë.
     
Presidenti Nishani falënderoi Ambasadorin Sequi dhe nëpërmjet tij edhe Komisionin Evropian për angazhimin dhe kontributin në shërbim të forcimit të institucioneve ligjzbatuese dhe konsolidimit të demokracisë shqiptare.
     
Presidenti Nishani dhe Ambasadori Sequi ndanë të njëjtën pikëpamje lidhur me rëndësinë e përmbylljes sa më shpejt të reformave zgjedhore e parlamentare dhe për heqjen ose kufizimin e imunitetit, në mënyrë që në vjeshtën e këtij viti Shqipëria të marrë me meritë statusin e vendit kandidat për anëtar të BE.
     
Presidenti Nishani dhe Ambasadori Sequi konfirmuan vullnetin e dyanshëm për të ndërtuar dhe zhvilluar një bashkëpunim të ngushtë mes institucionit të Presidentit të Republikës dhe Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë./Start/

                                                                                             2012-07-13 13:42
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›