E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rreziku nga armët kimike në Siri

Shtetet e Bashkuara i kanë tërhequr vërejtjen zyrtarëve të Sirisë se do të jenë “përgjegjës” nëse dështojnë ta ruajnë vendin e shkatërruar nga lufta nga armët kimike.

Deklarata e Departamentit Amerikan të Shtetit erdhi pasi një raport i “The Wall Street Journal” tha se zyrtarët amerikanë janë të shqetësuar se pjesë të arsenalit të armëve kimike të Sirisë po largohen nga depot ku janë ruajtur.

Ndërkohë mbi 200 persona raportohet të jenë vrarë në fshatin sirian të Tremseh, në krahinën e Hama-s. Aktivistët e opozitës citohen të kenë thënë se banorët e fshatit u sulmuan nga helikopterët dhe tanket. Milicia pro-qeveritare, Shabiha, më vonë hyri në këmbë për të kryer vrasjet në stil ekzekutimi, thanë ata.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›