Japoni, pezullohendy vaksina, vdiqendisa fëmijë
TOKIO- Ministria japoneze e Shëndetësisë njoftoi sot vdekjen e një tjetër fëmijë që kishte bërë së fundi një nga dy vaksinat e prodhuara nga gjigantët farmaceutikë "Pfizer" dhe "Sanofi-Aventis" dhe i ka pezulluar ato që javën e kaluar.
Një foshnjë gjashtë muajsh deri në një vjeç vdiq shtatë ditë pasi bëri vaksinën "ActHIB" të kompanisë franceze "Sanofi-Aventis" dhe vaksinën "DTP" më 15 shkurt, bëri të ditur ministria.
Autoritetet japoneze pezulluan javën e kaluar përdorimin e vaksinës "Prevenar" të grupit amerikan "Pfizer", i përdorur kundër pneumonisë me streptokok dhe "ActHIB", për parandalimin e meningjitit bakterial, pas vdekjes së dyshuar të pesë fëmijëve që në fillim të muajit shkurt.
Të martën, një panel ekspertësh vlerësoi si të nevojshme marrjen e informacioneve shtesë për të shqyrtuar një lidhje të mundshme mes vdekjeve dhe vaksinave dhe rekomandoi vazhdimin e pezullimit të tyre.Të paktën tre nga gjashtë viktimave vuanin nga pamjaftueshmëria kardiake dhe sëmundje të tjera.Tre fëmijë nën dy vjeç kanë vdekur tre javët e fundit pak ditë pasi ishin vaksinuar me "Prevenar" dhe "ActHIB". Dy prej tyre kishin marrë edhe vaksinën "DTP".
Një tjetër bebe, një vjeç, ishte vaksinuar me "Prevenar" dhe "DTP" një ditë para se të vdiste në mars. Një foshnjë e pestë më pak se gjashtë muajsh vdiq në fillim të shkurtit, dy ditë pasi mori "ActHIB" dhe "BCG". Vaksinat "Prevenar" dhe "ActHIB" tregtohen në Japoni që prej dy vjetësh tek afro 1,5 milionë fëmijë.
(m.a/ata/BalkanWeb)