E Shtunë, 31 Tetor 2026

A mund të mposhtni një kompjuter?

Nga Express më 10 mars 2011 në ora 18:44

The New York Times ka ndërtuar një lojë që përdorë inteligjencën artificiale për të ju sfiduar. Ajo përdorë një lojë të thjesht të quajtur Guri-Letër-Gërshërë që mund të jetë pak a shumë e njohur nga shumë njerëz. Kompjuteri provon që të imitojë njeriun në bazë të disa rregullave të thjeshta dhe mesatares statistikore.

Kështu që, në bazë të rregullave të lojë dhe lëvizjeve tuaja paraprake, kompjuteri provon që të bëjë parashikime në lëvizjen tuaj të ardhshme. Loja ka 2 forma, e para është të qenurit Novice (fillestar), ku kompjuteri mëson lojën nga gjuha programuese scratch, dhe Veteran, ku kompjuteri tashmë ka përfituar një përvojë të mëse 200,000 cikleve të përvojës paraprake.

Klikoni këtu dhe luani këtë lojë. /pcworldalbanian/

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›