E Shtunë, 31 Tetor 2026

Popullata hispanike ne SHBA po shtohet me nje ritem me te shpejte sesa parashikimet zyrtare

Popullata hispanike ne Shtetet e Bashkuara po shtohet me nje ritem me te shpejte sesa parashikimet zyrtare duke ndryshuar pamjen e Amerikes.

Te dhenat e Byrose se regjistrimit per vitin 2010  qe pritet te publikohen sot tregojne se popullsia hispanike  ne SHBA eshte faktori per  me shume se gjysmen e rritjes se popullsise se vendit gjate 10 viteve te fundit. Nga regjistrimi del se numri i hispanikeve ne Shtetet e Bashkuara se shpejti do ta kaloje 50 milioneshin.

Hispaniket jane prej kohesh pakica me e madhe e vendit por te dhenat e reja tregojne ata jane te perhapur ne te gjithe vendin. Sipas te dhenave hispaniket jane shtuar me shume sesa parashikimet zyrtare ne 40 nga 50 shtetet amerikane me rritje te madhe ne shtetet jugore qe nuk kane pasur tradicionalisht komunitete te medha spanjish-folese perfshire Alabamen dhe Karolinen e Veriut.

Afrikano-amerikanet mbeten pakica e dyte me e madhe ne Shtetet e Bashkuara ndersa te dhenat tregojne se popullsia aziatiko-amerikane eshte gjithashtu ne rritje te shpejte.

Te bardhet jo hispanike perbejne shumicen e popullsise se Shteteve te Bashkuara. Perllogaritjet tregojne se ky grup do te behet pakice ne rreth tre dekada.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›