E Shtunë, 31 Tetor 2026

Japoni reshjet e bores mbulojne veriun

Veriu i Japonisë është përballur me reshje dëbore rekord, që mbërriti shumë vone për Krishtlindje, thote Reuters dhe shume me tepër nga sa mund të dëshirohej.

Stuhia e frikshme e perplasur mbi i qytetin Iwamizawa i mbuloi rruget e tij me aq shume debore sa disa pirgje shkonin ne dy metra. Dicka e tille nuk ishte pare ne kete zone qe prej vitit 1946.

Sic rrefyen dhe vete per Reuters, ekspertet e kane patur te pamundur te shpjegonin perse mbi rajon ra kaq shume debore, sepse stuhia e se henes kishte demtuar shume prej instrumenteve te tyre matese. Debora e papritur ka qene surprize per nje pjese te banoreve. Disa jane cuditur e kenaqur nga pamja e shtreses se bute e te bardhe qe mberrinte deri ne catine e shtepive. Te tjere paten nevoje per punetoret e pastrimit qe te largonin boren, e cila i kishte lene te bllokuar neper shtepi.

Ndersa nje qender tregtare ne qytet u perfshi nga flaket kur prej peshes se debores, catia e saj e drunjte u shemb mbi kaldajen e nderteses. Sherbimet e autobuseve dhe trenave ne mbare zonen u pezulluan sot, nje dite pasi autoritetet u detyruan te anulonin 200 udhetime me tren per shkak se shinat jane mbuluar nga akulli.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›