E Diel, 1 Nëntor 2026

Në ZagrebDox edhe një film kosovar

Filmi dokumentar “The Guardian” (gjegjësisht, Roja [e Bjeshkëve]) i autores kosovare, Antoneta Kastrati, do të jetë filmi i vetëm kosovar që do të marrë pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Dokumentar në Zagreb – ZagrebDox, që fillon më 26 shkurt, dhe mbaron më 4 mars.

Filmi i Kastratit do të jetë pjesë e programit të dokumentarëve nga rajoni.

Përveç filmit kosovar, në programin e sivjetmë rajonal të ZagrebDox marrin pjesë edhe filma nga Kroacia, Austria, Sllovenia, Hungaria, Bosnjë-Hercegovina, Rumania, Bullgaria, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia dhe Maqedonia.

Ndryshe, dokumentari i Kastratit flet për bjeshkatarin pejan, Fatos Lajçi, i cili lufton betejën e tij për shpëtimin e Bjeshkëve të Rugovës nga shkatërrimi, por edhe për humbjen e kësaj beteje nga keqbërësit dhe moskujdesi i përgjithshëm për këto bjeshkë.

Përveç programit rajonal, pjesë e festivalit ZagrebDox është edhe programi ndërkombëtar, përmbajtja e të cilit ende nuk është kompletuar. Shpërblimet Veliki Pecat (Vula e Madhe) dhe Mali Pecat (Vula e Vogël) janë dy miërnjohjet kryesore të festivalit, që ndahen për këto dy programe.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›