E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një komb, një histori

Unioni Artistik i Kombit Shqiptar me rastin e 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ka përgatitur një kalendar artistik mjaft të pasur, ku do të zhvilloj koncerte dhe festivale tradicionale

Drejtuesi i këtij unioni, Azgan Haklaj, deklaroi për mediat shqiptare se do të jenë 24 aktivitete artistike me fokus në 100-vjetorin e Pavarësisë.

Aktivitetet do të fillojnë nga 17 janari.

“Aktivitet që do të zhvillojë Unioni Artistik i Kombit Shqiptar do të jenë të larmishme dhe do t’i kushtohen vetëm historisë së kombit shqiptar. Është një program i pasur artistik, ndërsa do të kulmojnë në javën e fundit të muajt nëntor. Unioni Artistik i Kombit Shqiptar vazhdon të jetë faktori kryesor në organizmin e vlerave më brilante të artit dhe kulturës së kombit shqiptar. Ai është parlamenti i kombit shqiptar, i cili ka organizuar dhe do të organizojë festivale e spektakle, në bashkëpunim me shoqata, komuna, bashki dhe MTKRS”, theksoi Haklaj.

Aktivitete do të zhvillohen edhe në diasporë, nën moton “Një komb, një histori”, dhe në to nuk do të mungojë as Mitrovica e Isa Boletinit, Vlora e Ismail Qemalit, etj.

Gjatë gjithë vitit 2012 do të ketë një sërë aktivitetesh të rëndësishme kryesisht folklorike të artit dhe kulturës së kombit shqiptar.

Një koncert i veçantë, që do t’i kushtohet edhe katërvjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, mbahet më 17 shkurt në Shkup, e pastaj do të vazhdohet edhe me festivale të ndryshme tashmë tradicionale, si edicioni i 17’të i festës pranverore të mikpritjes durrsake, Festivali Sofra Dardane, festivali i 6’të i Këngëve e Valleve të Çamërisë, festivali i Këngëve të Kreshnikëve, etj.

Kulm i të gjitha aktiviteteve do të jetë spektakli madhështor “100 Vjet Pavarësi”.

Të gjitha aktivitetet do të bëhen në bashkëpunim edhe me Ministritë e Kulturës të të gjitha shteteve ku mbahen ato.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›