Rritet papunësia në Elbasan, 14.8% nga 12% në 2011

Papunesia ne rrethin e Elbasanit vazhdon te rritet edhe pse pritshmerite e ketij viti ishin per nje ulje te ndjeshme te saj. Ndertimi i autostrades Tirane-Elbasan u intepretua ne fillimet e ketij viti nga perfaqesues te pushtetit qendror ne kete qark se do te ishte nje mundesi e mire per punesimin e fuqise punetore, por rezultati nuk eshte ai qe pritej.
Sipas specialistes se statistikave prane Zyres se Punesimit ne kete rreth, Behije Shijaku,14.8% e punekerkueseve te papune te regjistruar prane kesaj zyre jane te papune ,nderkohe qe kjo shifer ne fund te vitit te shkuar kapte shifrat e 12%.
Papunesia vazhdon te jete nje prej problematikave kryesore per qytetin e Elbasanit. Pertej asaj cfare thone shifrat ne Zyren e Punesimit ne kete rreth ka edhe nje pjese tjeter te papunesh qe nuk jane te regjistruar prane kesaj zyre. Ne rast se do te shtonim edhe kete pjese te papunesh, atehere shifrat e papunesise ne kete rreth do te ishin edhe me te larta se kaq.