E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali: Vret 91-vjeçaren, pasi tentoi ta përdhunonte

Tenton të përdhunojë fqinjën 91-vjeçare dhe pasi kjo e fundit bën rezistencë e hedh nga dritarja. Ngjarja ka ndodhur në Piacenza të Italisë dhe 42 vjeçari me inicialet G.B, i denoncuar më parë edhe për pedofili, është ndaluar nga karabinierët.

Sipas tyre, burri ka tentuar të përdhunojë të moshuarën në shtëpinë e saj dhe pasi ajo ka bërë rezistencë, G.B e ka hedhur nga dritarja e katit të tretë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›