E Diel, 1 Nëntor 2026

Në Tetovë, vendosen postera mbi fytyrën e Gruevskit

Në Tetovë, dhjetëra postera janë vendosur mbi posterat e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikola Gruevski. Mësohet se posterat e vendosur janë të BDSH-së, ku është mbuluar fytyra e Gruevskit. Nga kjo parti, theksojnë se këto postera të vendosura mbi Gruevskin janë një shenjë revolte të ndonjë aktivisti, i cili ka arritur të shprehë revoltën e tij në këtë formë.
 

Ndërkohë, disa ditë më pare, bilbordet e RDK-së kanë qenë në shënjestër të dëmtimit. Kjo parti akuzoi se aktivistë të partive të tjera, kryesisht të rivalëve të BDI-së po bëjnë njollosjen e bilbordeve të RDK-së, siç ndodhi me disa në Kërçovë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›