Anija ruse Soyouzhomazh Gagarin, njeriuttë parë të hapësirës
MOSKE- Një kapsulë "Soyouz" dedikuar 50-vjetorit të udhëtimit të parë të njeriut në hapësirë, Juri Gagarin u ul sot me sukses në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar (ISS) me dy rusë dhe një amerikan në bord, njoftoi Qendra e Kontrollit të Fluturimeve (Tsoup), cituar nga agjencia "Itar-Tass".
Kapsula "Soyouz TMA-21" u ul në ISS në orën lokale të Moskës 03:09, saktësoi "Tsoup".
Rusët Aleksander Samokutiaev dhe Andrei Borisenko dhe amerikani Ronald Garan u nisën të martën nga kozmodromi i Baikonurit (Kazakistan), me ndihmën e një anijeje ruse "Soyouz".
Datat e "pushtimit" te Hapesires ne 50 vjet
- tetor 1957 - Lëshohet në hapësirë sateliti i parë artificial "Sputnik" nga BRSS-ja.
- nëntor - Qeni Lajka, qënie e parë e gjallë në hapësirë në bordin e "Sputnik 2".
- tetor 1958 - Krijohet NASA, Agjencia Hapësinore Amerikane.
- tetor 1960 - 126 të vdekur në një shpërthim në kozmodromin e Bajkonurit (Kazakistan).
- prill 1961 - Fluturimi i parë i njeriut në hapësirë. Sovjetiku Juri Gagarin, në bordin i "Vostok 1", rrotullohet rreth Tokës në një fluturim që zgjati rreth një orë e 48 minuta.
- maj - Presidenti John Kennedy lançon programin "Apollo", që parashikon zbarkimin e njeriut në Hënë brenda dekadës. Amerikani Alan Shepard kryen një fluturim 15 minuta në bordin e "Mercury".
- shkurt 1962 - Fluturimi i parë amerikan në orbitë rreth Tokës nga John Glenn.
- gusht - Lëshohet një sondë amerikane drejt Venusit. Në nëntor sovjetikët lëshojnë një sondë drejt Marsit.
- qershor 1963 - Valentina Tereshkova (BRSS), gruaja e parë në hapësirë.
- mars 1965 - Del në hapësirë sovjetiku Aleksis Leonov, i pasuar në qershor nga amerikani, Edward White.
- dhjetor - Takim hapësinor mes dy kapsulave amerikane "Gemini". SHBA-ja fillon të bëjë më tepër përparime se BRSS-ja.
- janar 1967 - Humbja e ekuipazhit "Apollo" gjatë një prove në Cape Canaveral.
- prill - Anija "Sojuz-1" përplaset në tokë me kozmonautin Vladimir Komarov në bord.
- korrik 1969 - Amerikanët Neil Armstrong dhe Edwin Aldrin ulen në Hënë, Armstrong njeriu i parë që shkeli terrenin hënor.
- prill 1971 - Nis punimet "Saliout", stacioni i parë orbital sovjetik.
- qershor - Tre kozmonautë sovjetikë vdesin pas humbjes së oksigjenit në modulin e tyre të zbritjes.
- maj 1975 - Krijohet Agjencia Hapësinore Europiane (ESA).
- korrik - Takim amerikano-sovjetik në hapësirë.
- dhjetor 1979 - Lëshohet në hapësirë "Ariane", Europa bëhet fuqi hapësinore.
- tetor 1980 - Rekord i qëndrimit në hapësirë për dy sovjetikë (afro 185 ditë).
- prill 1981 - Fulturimi i parë i anijes amerikane "Columbia", e pasuar nga "Challenger", "Discovery", "Atlantis" dhe "Endeavour".
- janar 1986 - Shtatë astronautë vdesin nga shpërthimi i "Challenger".
- shkurt - Nis punimet stacioni sovjetik "MIR".
- prill 1990 - Del në orbitë teleskopi "Hubble".
- nëntor 1998 - Ndërtohet Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar (ISS), i banuar që prej vitit 2000.
- prill 2001 - Një biznesmen amerikan, turisti i parë në hapësirë.
- shkurt 2003 - "Columbia" bie mbi Teksas, shtatë të vdekur.
- tetor - Kina kryen një fluturim hapësinor pa njerëz. Në vitin 2008, dalja e parë e një taikonauti në hapësirë.
- tetor 2008 - India ndërmerr misionin e saj të parë jo me njerëz drejt Hënës.
- shkurt 2009 - Irani lëshon një satelit, i pasuar një vit më vonë nga dërgimi i kafshëve në hapësirë.
- shkurt 2010 - Uashingtoni heq dorë nga programi "Constellation" (i nisur në 2004) që parashikonte rikthimin në Hënë rreth 2020 dhe fluturimet drejt Marsit.
- shkurt 2011 - Fluturimi i fundit i anijes kozmike "Discovery". Pas udhëtimit të fundit të "Endeavour" dhe "Atlantis" deri në korrik, amerikanët do të varen ekskluzivisht nga anijet "Sojuz" për të shkuar në hapësirë.
(atsh/BalkanWeb)