E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, tërmet me magnitudë 5,3 ballë në prefekturën e Fukushimës

TOKIO- Një tërmet me magnitudë 5,3 ballë tronditi sot prefekturën e Fukushimës, ku ndodhet një central bërthamor i dëmtuar, njoftoi Instituti Gjeofizik Amerikan (USGS).

Sipas USGS, tërmeti u lokalizua në një thellësi prej rreth 22,2 kilometra. Epiqendra e tij u regjistrua rreth 20 kilometra në perëndim të qytetit Iwaki.

Epiqendra u lokalizua gjithashtu rreth 50 kilometra në jugperëndim të centralit të Fukushimës, që u shkatërrua nga një tërmet me magnitudë 9 ballë dhe nga një cunami gjigant më 11 mars të vitit 2011. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›