Elbasan, CEZ Shpërndarje reagon ndaj Ballës: 24 orë energji elektrike në stinën e dimrit
ELBASAN - Drejtori Rajonal i CEZ Shpërndarje në Elbasan, Merxhan Leka ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit Taulant Balla, i cili denoncoi disa ditë me parë mungesën energjisë elektrike në 6 fshatra të Librazhdit. Sipas Lekës kjo situatë është trajtuar edhe më parë, pranë organeve kompetente, ku janë raportuar dëmtimi dhe vjedhjes së disa transformatorëve. Por, sipas tij në këto zona krahas kësaj situate abonentët janë debitorë. Leka sqaroi se ka pasur dhe ndërhyrje për ndërmjetësim me anë të Komunës që banorët të jenë korrekt me pagesat.
“Unë ju bëj me dije se situate është e trajtuar dhe më parë pranë organeve kompetente lidhur me disa vjedhje që kanë ndodhur në këto zona. Bëhet fjalë për 4 transformatorë të vjedhur dhe disa transformatorë të dëmtuar. Në lidhje me këtë problem ne kemi pasur komunikim zyrtar me Komunat për të cilat ekziston korrespondenca zyrtare. Janë bërë me dije që në zonat në të cilat është vjedhur transformatori figurojnë komplet debitorë, apo në zonat ku është dëmtuar transformatori sërish figurojnë debitorë. Kemi kërkuar ndërmjetësimin e tyre që të komunikojnë me banorët e zonave, për të qenë korrekt me pagesat. Që pjesa e popullsisë që paguajnë të mos ndihet e poshtëruar përpara këtij realiteti. Ne do furnizojmë me energji ato njerëz, ato banorë ato biznese të cilat e paguajnë atë.”, u shpreh Merxhan Leka, drejtori Rajonal i CEZ Shpërndarje në Elbasan.
Drejtori Rajonal i CEZ Shpërndarje në Elbasan, theksoi se situata e furnizimit me energji është normale dhe nuk ka mungesë të saj, përjashtuar rasteve të defekteve., për riparimin e të cilave është ndërhyrë në kohë rekord.
Ndërkohë, Leka nënvizoi se ndërprerja e energjisë ndaj abonentëve debitorë është standard që kemi vendosur për të gjithë. Në të njëjtën kohe ai sqaroi se pranë Prokurorisë së Elbasanit janë depozituar qindra kërkesa për rastet e rilidhjes së energjisë për debitorët. Nga ana tij nuk ka munguar edhe garantimi i të gjithë konsumatoreve, se në periudhën e dimrit nuk do të ketë ndërprerje të energjisë.
(er.nu/News24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Elbasan, CEZ: 24 orë energji elektrike në stinën e dimrit