E Diel, 1 Nëntor 2026

Japoni, vëllai i kryeministrit themelon parti të re



Një lajm i habitshëm ka befasuar të gjithë opinionin publik japonez.
Kunio Hatoyama, politikan i njohur japonez dhe njëkohësisht vëllai liberaldemokrat i kryeministrit demokrat japonez, Yukio Hatoyama, është shprehur ka vendosur te braktise partine ku aderon, LDP, dhe te themeloje nje parti të re e cila do të jetë në opozite.
"Vendi po shkon drejt nje kolapsi qe nuk mund te ndalohet vetem nga LDP-ja, ekonomia e Japonis është buzë falimentit, kështu që unë vendosa ta ndërmarrë këtë vendim", ka deklaruar Kunio Hatoyama per mediat lokale. Ai ka theksuar se synimi i tij eshte te punoje shume per te ngritur nje parti te forte opozitare.
Mësohet se vëllai i Kunio Hatoyama, kryeministri i vendit është përpjekur këto ditët e fundit që të mos japë ndonjë deklaratë mbi vendimin e papritur të vëllait të tij. Veprim i cili sidoqoftë nuk duhet t'i ketë lënë shije të mirë autoritetetit të lartë japonez.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›